Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa, Curtis Youngs.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takim janë theksuar të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë, përcjell Gazeta Papirus.
Në këtë takim gjithashtu është diskutuat edhe për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.
“Në takim u bisedua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”.
“U vlerësua zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Iowa-s të Shkencës dhe Teknologjisë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në bujqësi dhe blegtori”, thuhet tutje në njoftim.