Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar gjatë ditës së sotm ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Në takim të dy kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit.
‘‘Në fillim të takimit, ambasadori Westerlund e uroi kryeministrit Kurti për rezultatin e zgjedhjet e 9 shkurtit. Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Republikës. Gjithashtu, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Suedi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme, që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona’’, thuhet në njoftim e ZKM-së.