Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kryeziu shtoi se vizita e Kurtit në Bratislavë do të jetë një ditore.
“Po, kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrel dhe emisarin e BE-së, Lajcak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit. Qëndrimi i tij do të jetë njëditor. Brenda ditës do të jetë në Kosovë”, tha Kryeziu.