Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për rastin tragjik të ndodhur dje në Serbi, ku një nxënës 14 vjeçar ka vrarë tetë nxënës të tjerë dhe rojën e sigurisë në një shkollë në Beograd.
Në Twitter, Kurti ka shkruar se u uron shërim të shpejtë edhe të lënduarve nga ky rast.
”Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike“, ka shkruar Kurti në Twitter, të enjten.
Në lidhje me rastin, ngushëllime ka shprehur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.