Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga disa deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, realizoi homazhe në Gllobar, Vërboc dhe Shtuticë të komunës së Drenasit, për të nderuar dhe përkujtuar dëshmorët dhe martirët që u vranë në këto fshatra dhe zonat përreth nga forcat policore dhe ushtarake të regjimit shtetëror serb, shkruan Gazeta Papirus.
Megjithatë, jo çdo gjë shkoi sipas parashikimeve, pasi në fshatin Shtuticë pati përplasje mes disa banorëve, e shkak për këtë përplasje dyshohet të ketë qenë pikërisht vizita e Albin Kurtit në këtë lokalitet.
Gazeta Papirus ka siguruar një video nga momenti i incidentit, ku shihen Naser Avdiu dhe Rifat Bilalli duke u përfshirë në përplasje, ky i fundit i njohur si mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje./GazetaPapirus