Kryeministri Albin Kurti, ka folur reth krizes energjetike në vend.
Kurti: S’është e mundur të mos ketë as shtrenjtim, as subvencionim dhe as shkyçje të rrymës
Kryeministri i Albin Kurti, duke komentuar propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në lidhje me ngritjen e tarifave për energjinë elektrike në Kosovë, theksoi se nuk është e mundshme që të mos ketë as subvencione, as shtrenjtim dhe as shkyçje.
I pari i ekzekutivit tha sërish se raporti i ZRRE-së nuk është as final e as fatal.
“Besoj që deri në orën 16:00 sot do të ketë mjaftueshëm komente te Zyra e Rregullatorit të Energjisë në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë krizë energjetike, kur jo vetëm zgjidhje ideale, por as zgjidhje optimale nuk ka. Po e ritheksoj se nuk është e mundur që të mos kemi as subvencion, as shtrenjtim e as shkyçje. Por, duhet që të marrim parasysh sa më shumë faktorë dhe bashkërisht të dalim nga kjo situatë në të cilën nuk jemi me fajin tonë. Sepse në njërën anë çmimet e energjisë elektrike janë shtrenjtuar shumë në bursën ndërkombëtare energjetike, ndërkaq në anën tjetër kemi më shumë se dy dekada që kemi pasur zhvatje në KEK dhe jo vetëm, dhe mos investim në kapacitetet e reja. Andaj, e ritheksoj se raporti i ZRRE-së nuk është merre ose leje nuk është final e as fatal, ai pret komentet që do të dorëzohen sot e më pas presim një vendim meritor”, tha ai.
Këto komente kryeministri Kurti i bëri sot gjatë nderimeve që bën bashkë me presidenten Vjosa Osmani për tre heronjtë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë.
Ndërkaq, afati i fundit për dorëzimin e propozimeve si komente me shkrim në Zyrën e Rregulltarit të Energjisë është sot në orën 16:00.
/Gazeta Papirus/