Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të vazhdohet seanca konstituive, shkruan Reporteri.net.
I rrethuar nga truprojat e tij, Kurti sërish nuk pranoi të deklarohej para gazetarëve.
Kjo është tentativa e shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë VV-ja ka deklaruar se nuk do të ndryshojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, e që sërish do jetë emri i Albulena Haxhiut./Gazeta Papirus/