GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti: Serbisë po i intereson vetëm neni 7, Asociacioni është pjesë e marrëveshjes, por s’është vet marrëveshja

16/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Dita e Europës/ Kurti: Këtë vit kemi më shumë arsye për ta shënuar
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pala kosovare e ka bërë të qartë edhe gjatë takimit të djeshëm në Bruksel, se është për zbatim të plotë të marrëveshjes.

Por, Kurti thotë se pala serbe është e interesuar vetëm në nenin 7 të marrëveshjes, që ka të bëjë me Asociacionin.

“Natyrisht se neni 7 është pjesë e marrëveshjes, por neni 7 nuk është marrëveshja dhe këtë gjë zëvendëskryeministri Bislimi e ka bërë të qartë mbrëmë në Bruksel dhe gjithashtu kemi theksuar se dëshirojmë një plan zbatimi i cili është i hollësishëm, konkret, i balancuar dhe gjithëpërfshirës. Nuk mund të jetë plani i zbatimit i sekuencuar për marrëveshjen që e kemi bërë, vetëm në nenin 7”, u shpreh Kurti për media gjatë ditës së sotme.

Kurti ka thënë se në takimin e dy majit të nivelit të lartë, ka dorëzuar një dokument me të gjitha shkeljet e Serbisë të Marrëveshjes Themelore, por deri më sot nuk ka marrë ndonjë qëndrim nga ndërmjetësit në dialog.

“Në takimin e 2 majit të nivelit të lartë, unë i kam dorëzuar një dokument me të gjitha shkeljet e Serbisë edhe të Marrëveshjes bazike të 27 shkurtit në Bruksel, por edhe të marrëveshjes së Ohrit, mirëpo deri më sot nga ndërmjetësit nuk kemi një qëndrim të denoncimit tonë mbi shkeljet e Serbisë. Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë e të menjëhershëm të marrëveshjes, pra pa kushte dhe pa vonesa. Pra është problemi te pala tjetër e cila nga pesë pikat e preambulës dhe 10-të nenet e marrëveshjes, ajo dëshiron që ne të përqendrohemi vetëm tek neni 7”, ka theksuar Kurti gjatë ditës së sotme.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç i dhanë fund takimit të së hënës pa rezultat gjatë diskutimeve në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve që u arrit në muajin mars në Ohër.

I njëjti potencoi se palës serbe u interesonte vetëm formimi i Asociacionit, para se të vazhdohet me pikat tjera të zbatimit.

“Unë mendoj që rezultati as nuk është dasht të pritet sot. Është thellim i diskutimeve në mënyrë që ta kem të qartë se ku ndodhemi me procesin dhe se ku duam të shkojmë. Gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes bazike të 27 shkurtit. Pala serbe ka thënë se ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër. Mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet. Situata në veri nuk është trajtu fare sot. Mirëpo kanë qenë dokumentet të cilat na i ka sjell zoti Lajcak në vizitën e tij me 11 maj në Prishtinë”, ka thënë Bislimi ndër tjerash. /Reporteri.net/

 

Tags: #Asociacioni #KosoveAlbin KurtiMarrëveshja e Brukselitneni 7
ShareTweetShare
Previous Post

Nënës së Thaçit i përkeqësohet gjendja shëndetësore, që disa ditë është shtrirë në spital

Next Post

“Rikthimi i Ramabasë”: Banalitete pafund në emisionin për Turqinë ku u vu në “pikëpyetje” emri i Sadriut (+18)

Next Post
“Rikthimi i Ramabasë”: Banalitete pafund në emisionin për Turqinë ku u vu në “pikëpyetje” emri i Sadriut (+18)

"Rikthimi i Ramabasë": Banalitete pafund në emisionin për Turqinë ku u vu në "pikëpyetje" emri i Sadriut (+18)

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.