Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për situatën në Greqi pas përballjes me zjarre të mëdha shkaku temperaturave të larta.
Kurit ka thënë se Qeveria e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë Greqinë.
”Pamje shkatërruese nga Greqia që tregojnë zjarre të furishme. Shpresojmë për sigurinë e të gjithë të prekurve dhe jemi të pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj. Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundemi“, ka shkruar Kurti në Twitter.