Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk i vjen mirë që dalja në zgjedhjet për komunat në veri ishte e ulët, megithëse, shton se mbajtja e tyre është obligim.
Kryeministri nga gazetarët pas përfundimit të takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq është pyetur edhe në lidhje me “propozimin e BE-së për veriun”, të cilin Borell shtoi se pala kosovare e ka refuzuar.
“Natyrisht që mua nuk më vjen mirë që dalja në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri, ishte e ulët. Mirëpo, nuk janë vetëm të drejta, por janë dhe obligime. Ne i patëm shtyrë, nuk mund t’i shtynim edhe një herë. Unë e kuptoj që këta nuk janë kryetar të komunave në kuptimin normal, pro legaliteti është i domosdoshëm.” – deklaroi ai.
Tutje, Kurti para mediave u shpreh si vijon: “Qytetari nuk mund të mbetet pa komuna, e kemi të domosdoshëm kryetarin e komunës. Do të dëshiroja që të jenë rrethana të tjera, e jo dalje të ulet, por kjo vjen si pasojë e braktisjes së instituconeve nga serbët”.
Kryeministri shtoi se Lista Serbe ka gabuar, dhe se çmimin, duhet ta paguajë vetë ajo.
“Me fjalë të tjera, Lista Serbe ka gabu, por gabimin e Listës Serbe nuk mund ta paguajë edhe shteti edhe qytetari i Kosovës. Gabimin e Listës Serbe është dashur ta paguajë Lista Serbe. Ata është dashur të marrin pjesë në zgjedhje, jo t’i bojkotojë.” – tha Kurti.
Tutje, ai i përmendi edhe kryetarët e zgjedhur, duke thënë se do të jenë “udhëheqës me u të vogël”.
“Sidoqoftë, jemi ktu ku jemi, nuk është mandat 4 vjeçar dhe nuk do të jenë udhëheqës me U të madhe, por me u të vogël. Unë kam dhënë instruksione që mos të jenë triumfalista, por këta kryetarë duhet të formojnë qeverisje multietnike, multikulturore, dhe t’u shërbejnë qytetarëve pa dallim.” – tha ai.