Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se mënyra për të dalë nga greva në arsim është që mësimdhënësit të shkojnë në punë.
Kurti këto komente i bëri në Llugë të Podujevës ku është vënë gurthemeli i një shkolle të re.

Prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi për nxënësit, duke shkuar mësimdhënësit në shkolla, meqense nuk zhvillohet vendi pa arsim, nuk zhvillohet ekonomia pa mësim dhe edukim. Ne i kemi marrë masat e nevojshme sociale si asnjë qeveri më parë”, ka thnë Kurti.
Kreu i ekzekutivit po ashtu ka thënë pako kundër inflacionit i përfshin edhe mësimdhënësit.
“Ministrja e arismit e ka shpjeguar pa numër herë sesi ne kemi ndarë mjetë për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda e mos humbje të punës. Tash ne e kemi pakon për përballje me inflacionin ku përfshihen edhe mësimdhënësit”, ka deklaruar Kurti.
“Pjesa më e madhe e punëtorisë në Kosovë janë pjesë e sektorit privat”, ka deklaruar Kurti.
Greva në arsim po vazhdon që nga 25 gushti.