Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Albin Kurti, për ditën e sotme.
Nga ora 10:00, Kurti do të marrë pjesë në hapjen e Odës Nordike.
Pas kësaj ngjarje, Kurti do të takohet Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së. Ky takim do të mbahet në orën 12:20.
Nga ora 14:30, Kurti do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri.
Agjenda:
1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e Odës Nordike.
VENDI: Hotel Sirius
KOHA: 10:00
2. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 12:20
3. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri.
VENDI: Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri
KOHA: 14:30