Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, u prit nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të takimit lamtumirës, shqyrtimin e projekteve të suksesshme dhe bashkëpunimin dypalësh, transmeton Gazeta Papirus.
Ambasada e Italisë në Kosovë, më anë të një postimi në platformën X shprehet se dyshja theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik dhe u zotua të forcojë partneritetin edhe më tutje.