Pas presionit ndërkombëtar, duket që kryeministri Albin Kurti po mendon për një hap mbrapa në raport me tensionet në veri.
Gjatë adresimit të tij në forumin për siguri në Bratisllavë, ai ka treguar se si mund të dilet nga gjendja aktuale.
Shefi i Qeverisë ka bërë me dije se shtensonimi i situatës duhet të behtë në përputhje me ligjin.
Sipas tij, fillimisht duhet të largohet bandat e pastaj do të zvogëlohet numri i policëve në veri.
“E para të dalim nga kjo krizë në veri: që do të thotë sundim i ligjit, bandat ose të kthehet prapa në Serbi ose të jenë në burg në Kosovë, si dhe, të zvogëlojmë numrin e Policëve në objektet komunale dhe të normalizojmë situatën. E dyta rrugë është zbatimi i menjëhershëm dhe pa kushte i marrëveshjes bazë me të cilën jemi pajtuar me Serbinë”, ka thënë Kurti, raporton REL.
Ai ka thënë se është i gatshme t`i dëgjoj kërkesat e qytetarëve serbë të asaj pjese.
Kurti ka thënë se nëse ata duan zgjedhje të përkohshme mund edhe të pajtohet me ta.
“Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta“, është shprehur Kurti.
Edhe vitin e kaluar kur kishte tensione në veri, kur serbët kishin vendosur barrikada në rruhet që të çonin drejt pikave kufitare 1 dhe 31, Kurti kishte të njëjtin kusht.
Edhe atëherë, ai kishte kërkuar që fillimisht të tërhiqeshin barrikadat e pastaj të tërhiqet policia.
Në fund, ishte arritur pajtimi që të dy palët të vepronin në të njëjtën kohë