GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti përmend fakte për varrezën masive në Batajnicë, Petkoviqi e ofendon

22/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti përmend fakte për varrezën masive në Batajnicë, Petkoviqi e ofendon
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti, në orët pasdites së sotme reagoi për stërvitjet e sotme ushtarake të Serbisë në Batajnicë.

Në këtë lokacion janë gjetur në një varrezë masive trupat e 744 shqiptarëve të vrarë nga forcat policore e ushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

E Kurti tha se në vend që të ndërtohet një memorial për viktimat, në atë lokacion Serbia po zhvillon manovra ushtarake.

Ndaj këtij fakti, reagoi shefi i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, i cili në mungesë të fakteve dhe kundërfakteve, vendosi të gënjejë e ofendojë.

Ai foli për 9 lokacione nëpër Kosovë se gjoja ka trupa të serbëve të vrarë.

“Ti Albin Kurti flet për persona të zhdukur dhe nuk do të hetosh asnjë nga 9 lokacionet me serbë të varrosur. Vetëm një person i ndyrë mund të thotë diçka të tillë. Ju dëshironi të jeni Gauleiter okupator nesër në veri të Kosovës, me pushkë, kontejnerë dhe 1% shqiptarë. Turp të kesh”, shkroi Petkoviqi në reagimin e tij ku e kishte bashkëngjitur postimin e Kurtit në Twitter.

Serbia i ka paraqitur një kërkesë Kosovës për të kontrolluar në nëntë lokacione nëpër vend, me pretendimin se ka trupa të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë shenjë se këto pretendime të Serbisë janë të sakta.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në varrezat masive në Serbi janë gjetur trupat e rreth një mijë kosovarëve të vrarë.

Sipas të dhënave të Zyrës për persona të zhdukur të UNMIK-ut, në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, në vitin 2001 janë zbuluar 744 trupa. Të njëjtin vit, në Petrovo Selo, në Serbinë Lindore, janë gjetur 61 trupa. Në liqenin Peruqac, në vitin 2001, është zbuluar varrezë masive me 84 trupa.

Varrezë masive është zbuluar në vitin 2013 edhe në Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë. Aty janë gjetur mbetjet mortore të 52 personave.

Kurse zona e fundit ku u gjetën varreza masive është Kizhevaku i Serbisë. Një zonë e minierës, ku trupat e shqiptarëve të vrarë ishin mbuluar nga tonelata të gurëve, gjë që ia kishte vështirësuar punën edhe më shumë ekspertëve kosovarë të forenzikës për të kryer hetimet.

Në këtë lokacion u gjetën 10 trupa të shqiptarëve, prej të cilëve shtatë ishin identifikime të reja.

Përveç Serbisë, trupa të shqiptarëve të vrarë u gjetën në disa zona në Kosovë siç janë varrezat e myslimanëve në Mitrovicë. Kërkime ishin bërë edhe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, megjithatë pa sukses.

Rreth 1,600 persona të tjerë ende mbesin të zhdukur në Kosovë, kryesisht nga komuniteti shqiptar.

Tags: kurtiPetkoviq
ShareTweetShare
Previous Post

Reagon Trepça: Na sulmuan, policia vetëm spektator

Next Post

Sveçla dhe Peci vizitë tek Veriu i Kosovës: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe

Next Post
Sveçla dhe Peci vizitë tek Veriu i Kosovës: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe

Sveçla dhe Peci vizitë tek Veriu i Kosovës: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe

Lajmet e fundit

Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

23/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Zeka sjellë detaje se si u përgatit Halit Sahitaj kundër UÇK-së

23/05/2025
Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.