GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën me vargje të shkrimtarit Ismail Kadare

17/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
DOKUMENT| Qeveria vendos të shpronësojë prona në Leposaviq, ky është qëllimi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar veprimtarët për çështje të lirisë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën.

Përmes një postimi në facebook Kurti ka shkruar vargjet e shkrimitarit Ismail Kadare në tregimin e tij ”Baladë për Jusuf Gërvallën”.

Ai ka shkruar se profili i Jusuf Gërvallës është ai i një personaliteti kompleks, i një gazetari dhe aktivisti, ashtu siç edhe ai i Kadri Zekës, gazetarit dhe poetit, që artikuloi edhe në teza politike aktivitetin e tij

”Deklaroj se mua J.G., vëllanë tim B.G. dhe shokun i vrau policia e fshehtë jugosllave… për të vetmen arsye se ne luftojmë për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës… dhe që Kosova të jetë Republikë… Kaq kisha.” – Me këto fjalë i ka përshkruar çastet e fundit të jetës së Jusuf Gërvallës, shkrimtari Ismail Kadare, në tregimin e tij “Baladë për Jusuf Gërvallën. Por ky nuk është vetëm një dialog letrar, sepse ky tregim rrëfen një ngjarje të vërtetë historike. Si sot, plot 41 vite më parë, më 17 janar 1982, shërbimi sekret i Jugosllavisë vrau në Untergrupenbach pranë Heilbronnit në Gjermani, Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën. Arsyeja e këtij atentati kriminal të autoriteteve të Serbisë, ishte aktiviteti i tyre për më shumë liri, për liri të plotë për shqiptarët, për çlirimin e Kosovës, për Republikën e Kosovës! Profili i Jusuf Gërvallës është ai i një personaliteti kompleks, i një gazetari dhe aktivisti, i një poeti dhe këngëtari, si dhe i një patrioti që formimin e tij intelektual e përktheu në aktivitet politik, thellësisht politik. Ashtu siç edhe ai i Kadri Zekës, gazetarit dhe poetit, që artikuloi edhe në teza politike aktivitetin e tij dhe të shokëve të tjerë, në organizatat politike ilegale të kohës.Jusufi na ka lënë shumë këngë bashkë me vëllain e tij Bardhoshin që ende dëgjohen dhe këndohen, siç na ka lënë dhe një trashëgimi letrare origjinale që vazhdon të lexohet dhe studiohet. Por mbi të gjitha, ai i ka lënë trashëgimi historisë moderne të Kosovës dosjen e tij, që nuk është vetëm dosja e vetë Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, por është edhe dosja e një kohe kur Serbia shtypte dhe diskriminonte shqiptarët mbi baza etnike, burgoste, përndiqte dhe vriste ata që kishin guxim qytetar dhe vullnet politik për të kundërshtuar politikat e saj dhe për t’u ngritur kundër gjendjes së shqiptarëve në Jugosllavi. Lavdi Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, mes dëshmorëve që vepruan deri në vdekje për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kryeministri Kurti.

Tags: Albin Kurtigervallazeka
ShareTweetShare
Previous Post

Aktakuzë ndaj 6 personave për vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe ndihmë në kryerjen e veprave penale

Next Post

Gazeta gjermane: Orban është mësuesi i Vuçiq’it

Next Post
Gazeta gjermane: Orban është mësuesi i Vuçiq’it

Gazeta gjermane: Orban është mësuesi i Vuçiq’it

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.