Kryeministri Albin Kurti në një intervistë të dhënë për euronews, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Ai është shprehur se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të pakicave dhe se ai nuk është kryeministër vetëm i shqiptarëve.
Kurti, në intervistën e tij ka thënë se Asocioacioni i Komunave Serbe shkel “frymën dhe tekstin e Kushtetutës” dhe se kjo është diçka që ai dhe opozita e kundërshtojnë.
Kosova do të bëhej një Bosnjë e re, një shtet jofunksional. Pasi Gjykata Kushtetuese na shpalli të pafajshëm, ajo konstatoi se i Asociacioni i komunave me shumicë serbe shkel frymën dhe tekstin e kushtetutës. Nuk ka incidente mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, në Serbi është çështje tjetër”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë pyetjes nëse synimi i tij është bashkimi me Shqipërinë, Kurti tha se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të pakicave.
“Unë nuk jam vetëm kryeministri i shqiptarëve, jam kryeministri i të gjithëve. Kushtetuta jonë nuk lejon bashkimin me vendet e tjera dhe është e vështirë të ndryshohet. Kosova dhe Shqipëria janë një popull në dy shtete, nuk duhet të harrojmë se kufiri mes nesh është vendosur nga Serbia dhe Jugosllavia. Kur Serbia sulmon Kosovën, ne reagojmë si popull shqiptar”, është shprehur kryeministri i Kosovës.
Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.
Tutje theksoi se këtë e kundërshtoi si opozitë dhe se gjatë seancave parlamentare hodhi gaz lotsjellës jo se ishte radikal, por se disa gjëra i impononte marrëveshja e Brukselit