Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e sotme ka folur sërish për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast ka deklaruar se normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk do të ketë, shkruan Gazeta Sinjali.
Derisa ka theksuar se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen e ndahen nga njëra tjetra.
Procesi i bisedimeve nuk ka filluar ende, duhet të ketë takime, të cilat ftohen nga Borrell dhe nga bisedimet pastaj shohim, çka e kur. Por, normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk do të ketë. Normalizimi dhe njohja nuk mund të qahen e ndahen nga njëra tjetra”, ka deklaruar Kurti.
Këto deklarata kreu i Qeverisë i ka bërë sot në shënimin e 53-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.