Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha sot se dialogu Kosovë-Serbi në kuadër të Bashkimit Evropian mbetet jetik për rrugën para për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura mes dy shteteve.
Por, kryeministri shtoi se për të qenë ky dialog efikas, të dyja palët duhet të respektojnë parimet më thelbësore të demokracisë dhe të Bashkimit Evropian.
Këtë deklaratë Kurti e tha në takim me studentët nga Akademia Diplomatike e Vjenës, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
“Dialogu Kosovë – Serbi në kuadër të Bashkimit Evropian mbetet jetik për rrugën para për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura mes dy shteteve tona.
Megjithatë, për të qenë ky dialog efikas, të dyja palët duhet të respektojnë parimet më thelbësore të demokracisë dhe të Bashkimit Evropian. Ne besojmë se Bashkimi Evropian është platforma dhe synimi që ka burime të mjaftueshme dhe traditë për të zgjidhur problemet që ne kemi për të normalizuar marrëdhëniet mes nesh. Ndërsa ecim përpara, Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin tonë ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”, tha Kurti.