Analisti politik Dritëro Arifi, për FrontOnline thotë se në fillim ishte krijuar përshtypja se Vetëvendosje janë engjëj, por politika e tyre e ka ndryshuar këtë perceptim dhe nga ‘’ engjëj’’ dolën në ‘’djaj’’, duke thënë se edhe në qeveritë e kaluara ka pasur korrupsion, por ka pasur edhe projekte kapitale, derisa e sheh mungesë një gjë të tillë tek Qeveria Kurti.
‘’Për këto tri vite e gjysmë të Qeverisë Kurti ll, në fillim u pat krijuar perceptimi se këta janë sikur një Qeveri me engjëj e jo të djajve, mirë po praktika na dëshmoj edhe më keq se në Qeveritë tjera ka pasur korrupsion, por ka pasur edhe zhvillim e projekte të mëdha e tek kjo Qeveri projekte të mëdha nuk ka pasur, zhvillim jo, por ka pasur vetëm për afera të ndryshme korruptive dhe e kanë ndryshuar narracionin se njerëzit e VV-së janë njerëz të ‘shenjt’ dhe nga njerëz të shenjt u shndërruan në njerëz jo te shenjt, në kuptimin e asaj janë njerëz të rendomtë’’ thotë ai.
Analisti Arifi, për FrontOnline thotë se shumat për të cilat flitet për aferat e kësaj Qeverie, tejklalojnë pritshmëritë e qytetarëve edhe për qeveritë e kaluara.
‘’Shumat që fliten tek aferat një burimore, tek Martin Berishaj, i tejkalojnë pritshmërite qytetarëve për qeveritë e kaluara. Parimet që i ka mbajte VV, nuk po i mbanë tash kur po gjendet para aktit të kryer, siç është edhe ajo e bisedave Lila-Radojeciq’’ potencon ai.
Ai thotë se Kurti nuk e ka pare të udhës të bëjë as riformatim të Qeverisë e lërë dorëheqje ose shkarkim.
‘’Kurti nuk e ka parë të rrugës as të bëjë riformatizim të Qeverisë, e lërë më për dorëheqje dhe në një moment të caktuar qytetarët do ia tregojnë edhe vlerën që VV e ka mbjellur për këto katë vite. Pikërisht kjo është kur nuk e sheh Elefantin në dhomë, dhe ky është gabimi më i madh që VV ia ka bërë fillimisht vendit por edhe vetë partisë së saj, sepse njerëzit fillimisht nuk harrojnë dhe në të ardhmen e afërt ata do të hakmerren sikurse partive tjera në pushtet’’ përfundon Arifi