GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti në ShBA: Na duhet ndihma juaj për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe

22/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti në ShBA: Na duhet ndihma juaj për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar si folës në World Affairs Forum në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftim nga Zyra e Kryeministrit u bë e ditur se Kurti gjatë fjalimit të tij theksoi stabilitetin institucional dhe qeverisjen demokratike në Republikën e Kosovës.

“Ai veçoi renditjen e Kosovës në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan sipas World Justice Project, ngritjen për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit sipas Transparency International dhe ngritjen për 17 vende më lart sa i përket lirisë së mediave sipas Reporterëve pa Kufij”, thuhet në njoftim.

“Si aleat dhe mik i pashmangshëm, na duhet ndihma e ShBA-ve për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s”, tha kryeministri Kurti, ndërsa theksoi edhe rritjen e buxhetit për mbrojtje për 52 për qind.

Kurti potencoi indikatorët pozitivë ekonomikë, rritjen ekonomike impresive dyshifrore, si dhe punën drejt themelimit të Gjykatës Komerciale në Kosovë.

Duke folur për potencialin që ka Kosova në fushën e teknologjisë së informacionit, Kurti tha se në Silicon Valley takoi shumë ndërmarrës, të cilëve u shpjegoi që Kosova është vend i përshtatshëm për investime.

Kryeministri ftoi biznesmenët amerikanë po ashtu edhe ata shqiptaro-amerikanë që të investojnë në Kosovë, për ndërmarrje fitimprurëse për ta dhe zhvillim edhe më të hovshëm socio-ekonomik për Republikën e Kosovës.

Duke biseduar për tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike, kryeministri potencoi kapacitetet për energji të ripërtëritshme, me fokus të veçantë në atë diellore dhe të erës.

Kryeministri veçoi parkun e erës “Selac Windpark” me kapacitet prej 105 MW dhe 27 turbina, si dhe projektin “Solar4Kosovo” me kapacitet prej 70 MW, që njëherësh do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë, me sipërfaqe prej 69 mijë metra katrorë.

Ai përmendi edhe negociatat me MCC-në për projektin Kompakt, që do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë që nga çlirimi, me shumën 236 milionë dollarë, dhe që parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë. /Gazeta Papirus/

ShareTweetShare
Previous Post

30-vjeçarja në Gjakovë tenton të vritet duke ia tepruar me barna

Next Post

Zhitia, fshati që po zbrazet

Next Post
Zhitia, fshati që po zbrazet

Zhitia, fshati që po zbrazet

Lajmet e fundit

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Tensionet në Bujanoc: Beogradi s’e do nderimin e komandant Lleshit

Tensionet në Bujanoc: Beogradi s’e do nderimin e komandant Lleshit

24/05/2025
Mali i Zi planifikon të shkurtojë orarin e punës në 7 orë

Mali i Zi planifikon të shkurtojë orarin e punës në 7 orë

24/05/2025
Procesi i zhvarrimit, në varrin e dëshmorit Arton Zogaj u gjetën dy granata dore dhe disa lekë shqiptare – iu dorëzuan vëllait të tij

Procesi i zhvarrimit, në varrin e dëshmorit Arton Zogaj u gjetën dy granata dore dhe disa lekë shqiptare – iu dorëzuan vëllait të tij

24/05/2025
Gazetari gjerman shpërthen ndaj Gjykatës Speciale: Gjithçka është gabim me këtë gjykatë

Gazetari gjerman shpërthen ndaj Gjykatës Speciale: Gjithçka është gabim me këtë gjykatë

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Tensionet në Bujanoc: Beogradi s’e do nderimin e komandant Lleshit

Tensionet në Bujanoc: Beogradi s’e do nderimin e komandant Lleshit

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.