Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e tretë të Konferencës për Siguri të Munihut, pati takim me kryetarin e Unionit Kristian Demokratik të Gjermanisë, Friedrih Merz.
Kurti e uroi Merz për marrjen e detyrës së udhëheqjes me Unionin Kristian Demokratik dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.
Për progresin e bërë gjatë vitit të parë të qeverisjes, kryeministri Kurti foli për indikatorët e rritur ekonomikë, reformat në sistemin e drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe zhvillime të tjera progresiste.
Integrimet evropiane dhe Ballkani Perëndimor, ishin temë e bisedës dhe Kurti përsëriti se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euroatlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Ai theksoi se institucionet dhe vlerat euro-atlantike duhet të jenë të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.