Përveç se udhëton këtë të hëne ne Greqi, tashmë është konfirmuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të merr pjesë edhe në forumin vjetor në Slloveni “Bled Strategic Forum” në datat 28 dhe 29 gusht. Pjesëmarrjen e Kurtit e bënë të ditur organizatorët e forumit në Twitter.
“Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, do t’i bashkëngjitwet Forumit Strategjik të Bled-it 2023 më 28 dhe 29 gusht në Bled të Sllovenisë”, thuet në një njoftim në Twitter.