GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti në Boston, vendos lule te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës

21/05/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kurti në Boston, vendos lule te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Boston të SHBA-së, ku ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe te varret e dy atdhetarëve, politikanëve e shkrimtarëve shqiptarë, Fan Noli dhe Faik Konica.

Siç njofton Kryeministria, më pas Kurti ka vizituar Katedralen Shën Gjergji, në të cilën ka shërbyer Fan Noli si kryepeshkop dhe bibliotekën ku ruhen librat, dorëshkrimet dhe gjësendet e tjera të tij.

Në katedrale, kryeministri Kurti është takuar me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të shoqatës shqiptare “Vatra”, një ndër themeluesit e së cilës ishte Fan Noli, në nderim të figurës së të cilit ai ka mbajtur një fjalë rasti. Kryeministri ka thënë se në Katedralen e Shën Gjergjit, Fan Noli mbajti për herë të parë një meshë në gjuhën shqipe në Boston, mbasi ishte dorëzuar prift në mars të vitit 1908, katër vjet para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1912”, thuhet në komunikatë.

“Ky fakt na i thotë të gjitha. Ende pa e pasur shtetin, shqiptarët ju patën juve, këtu”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Po ashtu, bëhet e ditur se Kurti e e çmoi kontributin e kishës së Shën Gjergjit edhe në krijimin e shtetit të Kosovës.

“Janë pa fund aktivitetet e nisura prej këtej dhe janë mijëra raste të mikpritjes tuaj për shumë nevoja që u paraqitën në dekada, ka thënë kryeministri Kurti. Sipas tij, organizimi për futjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ku Fan Noli ishte delegat, nuk ka qenë më i lehtë se çfarë është sot vështirësia për ta anëtarësuar Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Andaj, nuk është e papritur që sot pothuajse secili e secila e ka në mendje se si ia dolën ata para nesh në mënyrë që të organizohemi sërish edhe ne, ka theksuar ai, teksa ka folur për të arriturat në një vit qeverisje”, thuhet në fund. /GazetaExpress/

Tags: Albin Kurtine Boston
ShareTweetShare
Previous Post

Bashkim Ramosaj zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Next Post

Duda Balje tregon pse babai i saj e solli në Kosovë, arsyeja ishte një serb

Next Post
Duda Balje tregon pse babai i saj e solli në Kosovë, arsyeja ishte një serb

Duda Balje tregon pse babai i saj e solli në Kosovë, arsyeja ishte një serb

Lajmet e fundit

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.