GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për pjesëtarët e EULEX-it

09/06/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për pjesëtarët e EULEX-it
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për 56 pjesëtarët e Njësisë Rezervë të Policisë së Specializuar të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit.

Në fjalën e tij kryeministri Kurti tha se në këtë ceremoni nuk po nderojmë vetëm policët e guximshëm, por ritheksojmë edhe rëndësinë e sundimit të ligjit, të luftimit të krimit, tema këto të rëndësisë jetike për shtetin demokratik, e prioritete kryesore të qeverisjes sonë.

“Po jetojë një kontekst krejtësisht të ri, një luftë e tmerrshme po zhvillohet në kontinentin tonë në Evropë. Mbrojtja dhe siguria, gjeopolitika dhe gjeoekonomia dhe gjeostrategjia, kanë përjetuar një tërmet me pasoja të pakthyeshme. Në momentin kur kërcënohet liria dhe të drejtat fundamentale, siç shohim çdo ditë nga raportimet mbi invazionin dhe agresionin e Federatës Ruse në Ukrainë, është koha të përkujtojmë vlerat, që bëjnë shtetet demokratike e që janë garancë e paqes dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai tha se Qeveria e ka synim parësor sundimin e ligjit. “Për këtë, kemi treguar përkushtim dhe rezultate konkrete me shkatërrimin e 65 grupeve kriminale, që nga fillimi i mandatit dhe konfiskimin e mbi 450 kg të substancave narkotike vetëm këtë vit. Policia e Kosovës është treguar profesionale, e shpejtë dhe e vendosur në luftimin e kriminalitetit, duke rritur kështu edhe më shumë besimin e qytetarëve në këtë institucion, por edhe duke forcuar shtetin”, tha më tej kryeministrit Kurti. Ai gjithashtu i falënderoi pjesëtarët që u dekoruan sot, për qëndrimin e tyre të pakompromis ndaj krimit dhe guximin në kryerjen e detyrës, duke thënë se mbështetja  për policinë e Kosovës duhet të vazhdojë duke u rritur.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

I nderuari Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Lars-Gunnar Wigemark,

I nderuari Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomáš Szunyog,

I nderuari Ministër i Punëve të Brendshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Xhelal Sveçla

Të nderuar të pranishëm,

Kam kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së ndarjes së medaljeve për Njësinë rezervë të Policisë së EULEX-it.

Sot nuk do nderojmë vetëm policët e guximshëm, por edhe do të ritheksojmë rëndësinë e sundimit të ligjit, të luftimit të krimit, tema këto të rëndësisë jetike për shtetin demokratik, e prioritete kryesore të qeverisjes sonë.

Po jetojë një kontekst krejtësisht të ri, një luftë e tmerrshme po zhvillohet në kontinentin tonë, në Evropë. Mbrojtja dhe siguria, gjeopolitika dhe gjeoekonomia dhe gjeostrategjia, kanë përjetuar një tërmet me pasoja të pakthyeshme.

Në momentin kur kërcënohet liria dhe të drejtat fundamentale, siç shohim çdo ditë nga raportimet mbi invazionin dhe agresionin e Federatës Ruse në Ukrainë, është koha të përkujtojmë vlerat, që bëjnë shtetet demokratike e që janë garancë e paqes dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Mekanizmat evropianë të sigurisë duhet të jenë evropianë dhe të sigurtë si kurrë më parë.

Kur krimi dhe korrupsioni kërcënojnë funksionimin efikas dhe transparent të institucioneve, sundimi i ligjit bëhet sfidë. E për Republikën e Kosovës, ky i fundit kishte mbetur “në fillimet e zhvillimit të tij”- ashtu siç e ka karakterizuar për vite me radhë Raporti i Komisionit Evropian për Vendin. I kërcënuar nga mungesa e transparencës, llogaridhënies e efikasitetit në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, sundimi i ligjit vuante edhe nga korrupsioni i nivelit të lartë, që ishte i pranishëm në institucionet shtetërore të Republikës.

Qeveria jonë, e bazuar në fitoren plebishitare të 14 shkurtit të vitit të kaluar, që ka vënë në qendër qytetarin, ka për synim parësor sundimin e ligjit. Për këtë, kemi treguar përkushtim dhe rezultate konkrete me shkatërrimin e 65 grupeve kriminale, që nga fillimi i mandatit dhe konfiskimin e mbi 450 kg të substancave narkotike vetëm këtë vit. Policia e Kosovës është treguar profesionale, e shpejtë dhe e vendosur në luftimin e kriminalitetit, duke rritur kështu edhe më shumë besimin e qytetarëve në këtë institucion, por edhe duke forcuar shtetin. Polici është shpeshherë autoriteti, me të cilin përballet qytetari, prandaj puna e mirë dhe profesionale e policisë, rritë jo vetëm autoritetin, por edhe respektin për uniformën e policit, që rezulton me rritje të besimit në shtet. Për këtë, falënderoj edhe djemtë dhe vajzat që dekorojmë sot, për qëndrimin e tyre të pakompromis ndaj krimit dhe guximin në kryerjen e detyrës. Mbështetja juaj për policinë tonë duhet të vazhdojë duke u rritur.

Me qeverisjen tonë, luftimi i kriminalitetit bëhet normë dhe qëndrimi ndaj të keqes merr formën e besimit. Tani është momenti për të shfrytëzuar këtë frymë optimizmi dhe nevojë të përkthejmë qasjen e ndryshuar në rezultate të tjera konkrete, që do të shpien edhe në ndryshim rrënjësor në ekonomi e në politika sociale. Pra, me mirëqenie. E si ndryshe matet rëndësia dhe vlera e një shteti, nëse jo me mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve të vet.

Të nderuar të pranishëm,

Korrupsioni dhe krimi në Kosovë kanë treguar se sa lehtë është të ndikosh në ekonominë dhe shoqërinë në përgjithësi. Me rritjen e këtij fenomeni, besimi në institucionet shtetërore dhe proceset politike bie, funksionimi i shëndetshëm i tregjeve dhe i konkurrencës bëhet sfidë, kurse operimi i grupeve kriminale bëhet rregull.

Në kohë të krizës globale financiare, fokusi duhet të jetë i vendosur mbi taksapaguesin për të siguruar që paratë e tij/saj nuk do të keqpërdoren. Qeveria jonë është e pozicionuar në anën e qytetarit dhe të ruajtjes së dinjitetit të tij. Është e vendosur në sjelljen dhe në ruajtjen e paqes, të ligjit, të rregullit, të mirëqenies së qytetarit gjithandej pa favorizime e pa diskriminim.

E në këto momente, vlerësojmë bashkëpunimin me partnerët në ruajtjen e vlerave të përbashkëta dhe të sigurisë së qytetarëve tanë pa dallim. Falënderojmë 56 Policë të Njësisë rezervë për shërbimin e tyre ndaj vendit dhe ndaj qytetarëve. Ata meritojnë respektin për punën e tyre profesionale dhe për sakrificën, që bëjnë duke rrezikuar shpeshherë jetën për të ofruar siguri për qytetarët.

Ju faleminderit të gjithëve.

Tags: Albin KurtiLars-Gunnar WigemarkTomas SzunyogXhelal Sveçla
ShareTweetShare
Previous Post

Pasojat e kontrollit rus në rajonet e Khersonit dhe Zhaporizhias

Next Post

Molliqaj: Ideja e asociacionit nuk është zgjidhje e duhur, jemi për ripërcaktim të kufijve me marrëveshje

Next Post
Molliqaj: Ideja e asociacionit nuk është zgjidhje e duhur, jemi për ripërcaktim të kufijve me marrëveshje

Molliqaj: Ideja e asociacionit nuk është zgjidhje e duhur, jemi për ripërcaktim të kufijve me marrëveshje

Lajmet e fundit

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.