GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti me përpjekje për ‘pazar’ me deputetë, dëshpërimi i Konjufcës: Pse VV e ka punën keq në Kuvend?

19/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kurti me përpjekje për ‘pazar’ me deputetë, dëshpërimi i Konjufcës: Pse VV e ka punën keq në Kuvend?
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës pritej të vazhdonte seancën dhe përsëri u shfaqën telashet me numra. Kjo gjë dukej se ishte aq irrituese sa nxiti një reagim të ashpër edhe nga kryekuvendari Glauk Konjufca. Por, a po provon Kurti të bëjë pazare me disa deputetë të tij me të cilët kishte raporte mosvet të këqija?

Konjufca u shpreh ashpër me këto fjalë:

“Qysh po e shoh këtë papërgjegjësi të disa deputetëve, mendoj se kjo legjislaturë nuk meriton me vazhdu…” – u shpreh z. Konjufca sot, duke nxitur edhe duartrokitje nga partitë opozitare.

Pra, indikacioni është se duhet të ketë zgjedhje nëse situata vazhdon njësoj.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, mes pikave të rendit të ditës është edhe ajo për “shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor”.

Kjo çështje, shtatzënia pa burrë, kishte prodhuar shumë e shumë diskutime dhe e kishte rritur një ndasi në Vetëvendosje. Saranda Bogujevci nga kjo parti kishte thënë duke e mbrojtur këtë të drejtë që e kishte menduar njëkohë edhe vetë që të bëhej nënë pa partner. Siç pritej, kjo prodhoi kundërshti te grupi konservator i partisë.

Ndasitë në lidhje me tema ku preket koncepti musliman/konservator i familjes ishin shfaqur edhe për Projekt-Kodin Civil që nuk kishte kaluar në marsin e vitit të kaluar (2022) dhe për të cilin ministrja Albulena Haxhiu kishte premtuar ta sillte në qershor.

Zvogëlimi i deputetëve të VV-së
Vitin e kaluar, grupit parlamentar të Vetëvendosjes i iku Doarsa Kica-Xhelili që u bë bashkë me LDK-në. Ndërkohë, sivjet këtij grupi parlamentar që udhëhiqet nga Mimoza Kusari i iku edhe Fatmir Humolli.

Kjo bëri që numri i deputetëve të binte në 56 sosh. Por, as këta 56 nuk duken aq solidë.

Deputeti Haki Abazi ani pse ende vazhdon të jetë pjesë e VV-së në Kuvend, ka eskaluar në gjuhë të ashpër e madje edhe fyese ndaj kryeministrit Kurti por edhe ndaj shefes Kusari Lila.

Por, situata bëhet më serioze kur numërojmë deputetët e grupit konservator të kësaj partie politike.

Projekt-Kodin Civil – tema më e rëndësishme dhe domethënëse për përcaktimin e këtij krahëve politikë – e kishin votuar vetëm 26 deputetë të VV-së, përfshirë edhe Haki Abazin. Kjo nënkupton se numri që nuk e mbështet Kurtin në këto tema të ndjeshme është rreth 30.

Kurti në iftar
Një përpjekje që të vihet një digë ndaj ndasisë së thelluar duket se e bëri dje kryeministri Albin Kurti.

Ai mori pjesë në një iftar të organizuar nga… deputeti Eman Rrahmani. Aty të pranishëm ishin edhe deputetë tjerë të krahut konservator të Vetëvendosjes.

“Le të jetë ky muaj i bekuar e i shenjtë i tillë që ta kujtojmë edhe në 11 muajt e tjerë të vitit,” – tha mes tjerash kryeministri në një fjalim në këtë iftar.

Megjithatë, nga ajo që po shihet sot në Kuvend duket se as kjo pjesëmarrje e Kurtit në iftarin e Eman Rrahmanit – me të cilin përplasjet kanë qenë të ashpra e të thella përgjatë gjithë vitit – nuk ka kryer punë.

Por, situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë për Kurtin dhe Kusarin. Dy deputete të Vetëvendosjes, Tinka Kurti e Saranda Bogujevci, pritet të shkojnë në pushim të lindjes dhe kjo gjë pritet ta bëjë edhe më të vështirë përmbushjen e kuorumit për seancat e Kuvendit të Kosovës.

Tags: Albin KurtiKuvendi i Kosoves
ShareTweetShare
Previous Post

Ponosh: Kosova është gjithnjë e më larg Serbisë

Next Post

Deputeti gjerman: Marrëveshja e Ohrit, e vetmja mundësi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Lajmet e fundit

Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

19/05/2025
IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

19/05/2025
Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Dyshohet se një veturë ka goditur punëtorin e “Pastrimit” në Prishtinë (Video)

19/05/2025
Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

19/05/2025
Foshnja e porsalindur gjendet në mbeturina – zbardhë detajet nga rasti i trishtë

Foshnja e porsalindur gjendet në mbeturina – zbardhë detajet nga rasti i trishtë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

19/05/2025
IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

19/05/2025
Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.