GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti me fotografi tregon ngjarjen e rrëmbimit të tre policëve nga Serbia

20/06/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti me fotografi tregon ngjarjen e rrëmbimit të tre policëve nga Serbia
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media, ku ka dhënë detaje në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë.

Ndërkaq, pak minuta më parë, ai publikoi edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, duke e shpjeguar rastin në detaje.

Ai ripotencoi se në momentin e rrëmbimit, tre policët e Kosovës kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku.

Ata, sipas kryeministrit, janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer.

“Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës”, tha Kurti në një postim në Facebook.

Ai tha se Kosova është në të drejtën e saj, “në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë”.

Kreu i ekzekutivit kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë pa kushte dhe të pacenuar.

Njëkohësisht, ai kërkoi nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999.

“Në mesditën e 14 qershorit, u ushtrua agresion i Serbisë ndaj shtetit demokratik të Kosovës, me rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë sonë, thellë në brendi të territorit të Republikës”, potencoi kryeministri Albin Kurti.

Tags: Albin KurtiPolicet ne verirrembimi
ShareTweetShare
Previous Post

Rohde për Kurtin: Nuk është mirë të ecet vetëm

Next Post

Hoti: Sikur të kishim vota sot do ta kishim rrëzuar Qeverinë Kurti

Next Post
Hoti për Kurtin dhe Osmani: Duhet të marrin përgjegjësi sikur çdo politikan kur dështon

Hoti: Sikur të kishim vota sot do ta kishim rrëzuar Qeverinë Kurti

Lajmet e fundit

Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

Çitaku: Kallas në Kosovë, e zyrtari i VV-së akuzon ndërkombëtarët për nxitje të trazirave në veri

22/05/2025
Kosovari që doli fitues nga “loja e trotinetave”, fitoi 18 mijë euro / “Po hapen grupe të reja…”

Kosovari që doli fitues nga “loja e trotinetave”, fitoi 18 mijë euro / “Po hapen grupe të reja…”

22/05/2025
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Çka u fol në takimin mes Kurtit e Limajt? Berisha zbardh detaje

22/05/2025
Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

22/05/2025
Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

22/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

Çitaku: Kallas në Kosovë, e zyrtari i VV-së akuzon ndërkombëtarët për nxitje të trazirave në veri

22/05/2025
Kosovari që doli fitues nga “loja e trotinetave”, fitoi 18 mijë euro / “Po hapen grupe të reja…”

Kosovari që doli fitues nga “loja e trotinetave”, fitoi 18 mijë euro / “Po hapen grupe të reja…”

22/05/2025
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Çka u fol në takimin mes Kurtit e Limajt? Berisha zbardh detaje

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.