Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka kurrfarë keqpërdorimi e korrupsioni, pasi në Ministrinë e Industrisë u arrestuan dy zyrtarë e një biznesmen, nën dyshimet për dallavare me rezervat shtetërore.
Kurti ka thënë se rezervat shtetërore i ka gjetur 300 mijë euro e se Qeveria e tij i ka bërë 25 milionë euro për dy vjet.
Ai i ka dhënë mbështetje ministres Rozeta Hajdari.
“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, ka thënë ai.
Kurti ka shtuar se ata që kanë qenë më herët në pushtet po duan ta ndryshojnë situatën duke e mbrojtur krimin. Ai ka futur këtu edhe gjykatat, prokurorët e mediat që sipas tij janë keqpërdorur për mbështetje të krimit.
“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit. Edhe pse tё paktё nё numёr, pёrfitimet e tyre kanё qenё shumëmilionёshe, andaj edhe nuk kanё se si mos tё ndihen humbës tё mëdhenj. Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar. Nё rastin mё tё mirё ata po pёrpiqen pёr tё ruajtur disi pasurinё e akumuluar me hajni e korrupsion, monopolet artifciale e tё dёmshme që i kanë bërë me krim e keqpёrdorim tё detyrёs zyrtare”, ka shkruar ai në Facebook