Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për numrin e madh të të rinjve që po vazhdojnë të ikin nga vendi edhe 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë.
Kurti në Kuvend ka thënë se kjo është shqetësuese, ndërsa ka treguar arsyet që sipas tij nuk janë vetëm se në Kosovë nuk ka punë, por shumë të rinj nuk po arrijnë të gjejnë punë në profesionet e tyre, transmeton Zeri.info.
Të gjithë ne e ndajmë shqetësimin për këtë emigrim në kohë paqeje në vitin e 15-të të Kosovës së pavarur, por do të kisha theksuar që përveçse papunësia që është problem tejet i madh në Kosovë, është problem i madh edhe pamundësia e punësimit në profesion, një numër i konsiderueshëm i të rinjve tanë që po migrojnë nuk është se nuk kanë vend pune, por nuk kanë vend pune në profesionet e tyre”, ka thënë Kurti.
Ai tha se për të ndaluar këtë nevojiten investime në ekonomi dhe lidhje mes sistemit arsimor dhe tregut të punës.
“Ne kemi nevojë për investime në ekonomi dhe investime të huaja dhe në anën tjetër ura e përbashkët mes sistemit arsimor dhe tregut të punës”, shtoi ai. /Zëri