GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kurti: Kontributi i mërgatës ndjehet në të gjithë sektorët

25/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Kurti: Zgjedhje të reja në veri pas sundimit të ligjit dhe përgatitjes së terrenit
Share on FacebookShare on Twitter

Është bërë lansimi i platformës “Shijo Kosovën”, e cila i dedikohet mërgatës dhe synon të ofrojë qasje më të lehtë në aktivitete kulturore e arsimore. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka theksuar rëndësinë e kontributit të mërgatës në Kosovë.Kurti ka thënë se kontributi i mërgatës së Kosovës ndjehet në të gjithë sektorët e vendit.

“Kontributi juaj ndjehet në të gjithë sektorët e vendit, u jemi pafundësisht falënderues e mirënjohjes për angazhimin tuaj të vazhdueshëm për zhvillimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës. Çdo i treti qytetar i republikës sonë nuk është edhe banor, që do të thotë se mërgata jonë përbën një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, përveç se mbase edhe shumicën e ekonomisë sonë, kur kemi parasysh se fuqia jonë punëtore nuk është më pak e pranishme në mërgatë, sesa në vendin tonë. Kosova gjithsej i ka diku rreth 400 mijë të punësuar dhe ne i kemi 400 mijë shqiptarë vetëm në Republikën Federale të Gjermanisë. Pra si fuqi punëtore nuk i kemi më pak në mërgatë sesa brenda vendit.

Kur kemi parasysh edhe kapitalin që e posedon mërgata jonë, atëherë më të vërtetë vihet në dyshim se në kuptimi e ekonomisë kush është brenda e kush është jashtë, ndoshta ne jemi më shumë jashtë dhe mërgata është edhe më brenda sesa vet ne”, ka thënë Kurti.Ai ka thënë se platforma “Shijo Kosovën” është bashkudhëtar i rëndësishëm i qëndrimit të diasporës në Kosovë, gjatë tërë vitit.

“Platforma ‘Shijo Kosovën’ këtë vit përfshin shumë më shumë aktivitete, partnerë dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm, duke e bërë këtë platformë bashkudhëtarë të rëndësishëm të qëndrimit tuaj në Kosovë, jo vetëm gjatë verës por edhe gjatë tërë vitit. Kjo platformë do të ofrojë mundësi që gjatë pushimeve tuaja të forconi lidhjet përmes programeve të ndryshme për fëmijët tuaj, festivale dhe aktivitete të ndryshme edhe kulturore edhe natyrore teksa shijoni bukuritë natyre dhe skenën e pasur të artit dhe trashëgimisë në Kosovë.

Kjo platformë gjithashtu ju mundëson të jeni pjesë aktive e takimeve konsultuese në nivele të ndryshme që nga takimet në institucionet publike si Kuvendi i Kosovës, apo komunat e ndryshme të Kosovës, e deri të pjesëmarrja juaj direkte në përpilimin e legjislacionit, ju keni kontribuar edhe deri më tash direkt në procesi ne strategjisë për diasporë dhe të akteve ligjore përmes imputeve tuaja”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe Fondin Sovran përmes së cilit ka thënë se qytetarët e Kosovës, pro edhe mërgata, shndërrohen në pjesëmarrës në ekonominë e Kosovës.

“E kemi edhe projektin e transformimit socio ekonomik të Kosovës që është Fondi Sovran, që dëshiron që qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe mërgatën tonë t’i shndërrojë pjesëmarrës në ekonominë e Kosovës. Përmes votimit ju bëheni pjesëmarrës në demokraci në Kosovë.

Përmes fondit sovran, ku ne synojmë ta bëjmë indeksimin e kompanive tona publike por edhe privatë në ekonominë e vendit, dëshirojmë që qytetarët e vendit përfshirë bashkatdhetarët t’i bëjmë aksionarë në ekonominë tonë. Pra ta demokratizojmë ekonominë e ta bëjmë qytetarin pjesëmarrës jo vetëm në aspektin demokratik të cikleve elektorale por edhe të pjesëmarrjes në ekonomi e të zhvillimit të vendit tonë.

Ne e synojmë një ditë kur edhe ndërmarrësit vendorë, por edhe bashkatdhetarët, në vend se ndoshta ta blejnë edhe një banesë shtesë diku në Prishtinë, të mund të blejnë 0.1% të aksioneve për shembull në Telekom, ne Trepçë apo në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, apo në kompani private të cilat do të jenë të indeksuara”, ka thënë ai.Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ka thënë se e shohin të domosdoshme pjesëmarrjen e mërgatës në të gjitha proceset në Kosovë.

“Prandaj me platformën ‘Shijo Kosovën’ kemi tentuar që t’i përmbledhim disa prej programeve duke pasur një adresë të qartë, kryesisht gjeneratat e reja pra fëmijët ose nipat e atyre që për herë të parë u larguan nga Kosovë, shkuan në mërgatë dhe tani e kanë përcjellë dashurinë për Kosovën tek fëmijët dhe nipat dhe mbesat e tyre, dhe në këtë formë si institucione ndejmë detyrim që të ofrojmë programe konkrete për angazhimin e tyre, me qëllim që fëmijët e mërgimtarëve tanë Kosovën të mos e njohin vetëm me syzet e familjes, mos ta njohin vetëm në dasme e në ahengje, por ta njohin Kosovën së bashku me bashkëmoshatarët e tyre”, ka thënë Gërvalla.

Duke folur për platformën “Shijo Kosovën”, ajo ka thënë se aty do të mund të gjenden shumë programe, përfshirë argëtimin dhe arsimin si dhe mundësi për të përmirësuar njohuritë e gjuhës shqipe.

Tags: Albin KurtidiasporaKontributiMergata
ShareTweetShare
Previous Post

Ballkani me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Konferencës

Next Post

Ballkani me paraqitje fantastike ndaj Larne, fiton bindshëm dhe rikthen buzëqeshjen tek tifozët

Next Post
Ballkani me paraqitje fantastike ndaj Larne, fiton bindshëm dhe rikthen buzëqeshjen tek tifozët

Ballkani me paraqitje fantastike ndaj Larne, fiton bindshëm dhe rikthen buzëqeshjen tek tifozët

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.