Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e gatshme për njohje reciproke me Serbinë, por se ajo nuk është.
Ai, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka theksuar se deri tani nuk ka hapa mbrapa në procesin e dialogut.
“Mirëpo Serbia ka ngelur pas, meqenëse ajo nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe refuzon ta njoh pavarësinë e Kosovës. Presidenti amerikan Joe Biden e ka formuluar shumë mirë çështjen ka thënë se duhet të kemi normalizim të plotë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e cila ka në qendër njohjen reciproke”.
“Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, Serbia nuk është gatshme. Asnjë instancë e Kosovës nuk ka asnjë far faji për faktin që nuk e kemi suksesin e pretenduar me Serbinë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, qenia e saj nuk është problematike. Raportin me Serbinë nuk e kemi normal, duam ta normalizojmë, mirëpo për këtë qëllim është Serbia që duhet të ndryshojë”,ka thënë Kurti, njofton KlanKosova.tv.