GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti i “rregulloi” disa çështje me Serbinë, Vuçiqi i jep “fund” dialogut duke kërcënuar: Mendo tri herë

30/06/2022
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës dje mbajti një mbledhje elektronike. Vendimet që u morën aty nxitën një reagim fort të ashpër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak e mbylli vizitën treditore në Kosovë duke marrë gatishmërinë e kryeministrit Albin Kurti për të dialoguar me Vuçiqin. Me një dozë optimizmi, Lajçak tha të mërkurën paradite se në BE po punojnë për një takim Kurti – Vuçiq në korrik, para pushimeve të verës në Bruksel.

Pasdite do të vinte një deklaratë e Vuçiqit pasi e priti diplomatin sllovak në Beograd: “S’ka dialog”.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike mori tri vendime. Njëri prej tyre vendos një masë reciprociteti me Serbinë.

Ekzekutivi vendosi që të gjithë poseduesve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më 21 prill 2022, u obligohet regjistrimi me targa RKS. Regjistrimi do të fillojë nga 1 gushti dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

Në të njëjtin interval kohor, Qeveria vendosi që automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror.

Po ashtu, me vendim të Qeverisë, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, duhet të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Për “rregullimin” e këtyre çështjeve, kryeministri Albin Kurti njoftoi në Facebook, duke publikuar vendimet.

“Me vendim të qeverisë sot rregulluam kalimin e kufirit shtetëror për qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, si dhe veturat me targa të regjistrimit të Serbisë”, shkroi ai.

Reagimi i ashpër i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, natyrisht, reagoi me shpejtësi. Fillimisht evidentoi se Kosova e ka mbështetjen e fuqive perëndimore për vendimet që i mori.

Në një konferencë për media, Vuçiq i dha “fund” dialogut Kosovë – Serbi. Tha se se nuk ka asgjë nga dialogu dhe se nuk ka asgjë që mund të diskutohet pas këtyre vendimeve.

“Nuk ka asgjë nga kjo, lëre atë dialog, të gjitha janë histori të zbrazëta. Çfarë dialogu, pas vendimeve të tilla, pse dialog, për Bashkimin e Komunave Serbe, dhe nuk guxojnë të vendosin flamur. Për çfarë?”, tha ai.

Presidenti serb foli me tone kërcënuese për çështjen e targave. Ai tha se Kosova duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë t’i mbulojë targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia.

“Nuk do të ndërmarrim ndonjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga ta që të mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë dhe të mos ndjekin dhe përjashtojnë qytetarët tanë. Kjo është kërkesa jonë e madhe. Lusim këta njerëz të fortë që të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq në një adresim publik.

Tags: Albin KurtiAleksander VucicDialoguKosovë Serbi
ShareTweetShare
Previous Post

Ragmi Mustafa: Reciprociteti në letërnjoftime i dëmton shqiptarët e Luginës, qeveritë e kaluara na konsultonin

Next Post

Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim të rëndësishëm për gratë shtatzëna

Next Post

Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim të rëndësishëm për gratë shtatzëna

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.