GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti i ‘gatshëm’ për Zajednicën, por kërkon edhe miratimin e të tjerëve

08/06/2023
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Qeveria Kurti merr vendim
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Qeverisë, Albin Kurti në fjalimin e tij sot në Kuvend, la të nënkuptohet se është i “gatshëm” të lëshoj për draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pra Zajednicën siç e quante dikur.

Ai shprehu gatishmëri për të bërë ndryshme në këtë Draft-Statut, dhe se për këtë ai po kërkon shtegdalje, vetëm se kërkon që edhe të tjerët të pajtohen me të.

Unë këtë [draft-vizionin për Asociacionin] mund të thellojë, por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra, kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që ju i përmendën se unë i kam thënë në parim, kur të pajtohemi në parim atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por, nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”, tha Kurti.

Ai e ritheksoi për të satën herë që Qeveria e tij nuk është pajtuar me versionin e paraqitur nga Ekipi Menaxhues i ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kurti vazhdon ta ketë me dije se neni 7 është ndër më problematikët që derivon nga marrëveshja e Ohrit, dhe se një projekt vizion të tij tani më ia ka dorëzuar Brukselit zyrtar.

Kryeministri vazhdon të insistoj që vijimësia e marrëveshjeve të Brukselit që burojnë nga marrëveshja e Ohrit, duhet të jenë në frymë kushtetuese të Kosovës.

“Qeveria ime nuk është pajtuar me draftin e Ekipit Menaxhues, për shkak se ai draft imitonte në përmbajtje dhe formë Republikën Serbe të Bosnje dhe Hercegovinë. Rrjedhimisht, unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin 7 të Marrëveshjes Bazike dhe në lidhje me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër – e cila nuk e pranoi fare dokumentin – e më pas edhe të Brukselit zyrtar, i cili vazhdon të konsiderojë këtë çështje të hapur. Tash e tutje mund të diskutojmë në kuadër të dialogut të Brukselit, pra është një çështje e hapur nga pikëpamja e Brukselit, për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes sipas vizionit tim të prezantuar në Bruksel, dhe i cili prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës sonë, konsensusin transatlantik të vlerave të demokracisë liberale”, tha Kurti para deputetëve.

Kujtojmë qe ai dhe Qeveria e tij deri më tani nuk kanë prezantuar ose propozuar ndonjë drat se si do të duket Asociacini i komunave me shumicë serbe.

Presioni europian dhe ai amerikan vazhdon të trashet mbi Kurtin për të themeluar këtë Asociacion.

Po ashtu vlenë të përmendet se sot kryeministri shqiptar Edi Rama, ka nisur një draft të Asociacionit në adresë të presidentit Francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Kosova e ka obligim ndërkombëtar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serebe.

Kjo daton që nga prilli i vitit 2013 ku në Bruksel Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje mes tyre, dhe aty ishte edhe Asociacioni.

Më pastaj edhe në gusht të vitit 2015, atë botë kryeministër Isa Mustafa, kishte pranuar variant të Asociacionit, por që në fund të atij viti, Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur që 23 nene të marrëveshjes Mustafa-Vuqit nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

 

Tags: Albin KurtiAsociacioniKuvend
ShareTweetShare
Previous Post

Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik

Next Post

E rëndë, nëna e kishte harruar në makinë, ndërron jetë foshnja 6 muajshe

Next Post
E rëndë, nëna e kishte harruar në makinë, ndërron jetë foshnja 6 muajshe

E rëndë, nëna e kishte harruar në makinë, ndërron jetë foshnja 6 muajshe

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.