Kanë vdekë njerëz, ka humbur një dekadë, për me ardhë në momentin kur del Albin Kurti dhe pa u skuqur e thotë në RTK: Ka Asociacion.
Mbi këtë kauzë, me etiketime të natyrës “Isa, Hasha – Esat Pasha”, me akuza për tradhti, me sulme personale, jo veç me fjalë, por edhe sulme fizike, Albin Kurti e kishte ndërtuar kështjellën e tij, e cila në fund ia solli 51 për qind të votave.
Kjo nuk guxon me kalu pa u ndëshku.
Prej kur LVV lype vota prej qytetareve, Kurti ka dale e ka thane qe me te ne pushtet, me hajnat jashte pushtetit, ai nuk do t’i nënshtrohet presionit ndërkombëtar, nuk do të bëjë kompromise, e as nuk do te lejoje Zajednice.
“Zajednica ka vdekur”, e ka thëne duke u zgërdhirë ne 21’sh. Ka vdekur bashke me ata qe i humbën zgjedhjet.
A jena na qita që kaq lehtë e lejojme këtë poshtërim?
Kurti kurrë nuk ka thanë që “s’kena çka me ba, se tash ata e kanë nenshkru, e une duhna me e zbatu”. JO. Ai ka thane qe me te kryeministër krejt cka është bërë para tij prishet, Serbia do të përballet me realitet te ri politik.
A besoni që kjo duhet me u tejkalu kaq lehte?
I ka fitu zgjedhjet me mashtrim, prandaj duhet me shku ne zgjedhje. Duhet me e pyet qytetarin edhe njehere se çka mendon.
Kurti është skema më e madhe piramidale politike qe e kemi pasur ndonjëherë.