S’ia tha emrat se kush por se “po na vështrojnë me llupë”.
Nga Prizreni në një tubim zgjedhor Albin Kurti, kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër vendi, i dha tri ‘optika’ kundrejt vetes gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Një nga ‘ndërkombëtarët’, një tjetër nga Serbia, dhe një nga vetja.
“Ndërkombëtarët po na vështrojnë me llupë, Serbia me dylbi, kurse ne do ta shohim veten në pasqyrë”, tha ai.
Asnjë ndërkombëtar përveç Richard Grenell – i emëruari i Donald Trump për Misione të Posaçme – nuk është deklaruar për vështrime ndaj fushatës zgjedhore të Kurtit.
Kjo kishte ndodhur para tre-katër ditësh kur Kurti nga Ferizaji tha të pavërtetë se “kurrë nuk kanë qenë më të mira marrëdhëniet Kosovë – ShBA se sa gjatë qeverisjes time”.
Grenell në “X” kishte reaguar menjëherë të nesërmen se “është absolutisht e rreme” ndërsa u bëri thirrje qdtetarëve kosovarë që “mos u mashtroni”.
Sulmet ndaj mediave dhe opininionistëve…
Kurti shpenzoi kohë të konsiderueshme për të goditur opinionistët në studio televizive duke u mëveshur “xhelozi e lakmi” karshi vetes dhe qeverisjes së tij.
“Populli është i kënaqur, e ata analistat e oligarkëve e liderët e partive e opozitarëve – unë nuk mund t’i shëroj ato”, tha ai.
“Ne s’merremi me lakminë dhe xhelozinë e individëve… Atyre populli u ka treguar vendin, e me 9 shkurt do t’u thotë ‘ish, ish, ish’”, tha ai.
Sulmet ndaj drejtësisë…
Po ashtu goditi sistemin e drejtësisë në vend duke u zotuar – ta merr mendja se mundet – për themelimin e një prokurorie të re speciale.
“Drejtësinë e kemi shtremtë, e nuk ka rrugë tjetër përveç se me drejtu drejtësinë. Kur e ke diçka shtremtë, duhet me drejtu.
E me që mandati i ardhshëm është i hekurudhave, drejtësinë do ta çesim në binarë”, tha ai.
Pretendimet pëd rritje të punësimit…
Ndonëse shumica më e madhe e tyre janë veçse formalizim i vendeve ekzistuese – de facto – të punës, Kurti pretendoi se ka shtuar 80 mijë vende të reja të punës.
“Katër stadiume Fadil Vokrri të mbushur me njerëz i kemi punësuar”, tha ai.
“Për katër vjet, e kemi rritur për gati 23% punësimin në Kosovë – tash 430 mijë të punësuar, 80 mijë të punësuar më shumë”, tha ai.
“Ne kemi bërë rritj ekonomike e cila nuk është parë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë. Përd katër vjet mbi 50% rritje ekonomike. Edhe në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë – ia kemi shtruar sovranitetin shtetin dhe integritetin territorit”, tha ai.