Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk i ka ndryshuar qëndrimet në raport me të kaluarën e tij.
Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se qëndrimet e së kaluarës kanë ndodhur në momentin kur LVV nuk kishte qenë subjekt garues në zgjedhje.
“Kur unë kam garuar në zgjedhje shumë probleme tashmë kanë qenë fakte. Nuk është e mundshme ta ndryshojë realitetin edhe nëse nuk e dua”.
Ai ka thënë se më mirë për Kosovën do të kishte qenë që ai të ishte kryeministër në vitin 2010, por sipas tij kjo më nuk mund të kthehet.
Kryeministri tha se i ka ndryshuar vetëm strategjinë derisa qëndrimet i ka të njëjta.