GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti falënderon ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë popullit të Kosovës gjatë vitit 1999

04/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti falënderon ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë popullit të Kosovës gjatë vitit 1999
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në ndërtesën e Qeverisë për një takim bilateral, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, që krahas stafit të tij, po shoqërohej nga ambasadorja jo-rezidente për Kosovë, Nabila Al Shamsi.

Falënderues për vizitën, Kurti shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj Kosovës dhe popullit të saj, në ditët më të vështira si refugjatë në vitin 1999, për mbështetjen pas shpalljes së pavarësisë si shtet sovran, dhe për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se mirënjohje të veçantë shprehu për Spitalin e Fëmijëve “Sheikha Fatima” në Prishtinë, që u ndërtua me mbështetjen financiare të Emirateve të Bashkuara Arabe, e i cili u inaugurua në shtator të vitit 2021.

Ai e njoftoi për zhvillimet në vend, rezultatet e qeverisjes përgjatë dy viteve të saj, dhe për karakteristika që e bëjnë Kosovën vend të përshtatshëm dhe tërheqës për investitorë.

Duke i ftuar që të hulumtojnë mundësitë për investime që Kosova ofron, ai gjithashtu i njoftoi me projektet infrastrukturore në fushën e transportit, dhe për planet dhe mundësitë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, në të cilën fushë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përvojë të shquar.

Në takim, u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj, që u arrit në Ohër me 18 mars, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ministri Zayed Al Nahyan, i cili u shpreh i lumtur që po viziton prapë Prishtinën, falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen, bashkëpunimin dhe për raportet e shkëlqyeshme bilaterale.

Përkrah kryeministrit, në takim ishin zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe deputeti i Kuvendit, njëherësh nënkryetari i Grupit të Miqësisë me Emiratet e Bashkuara, Armend Muja.

Tags: Albin KurtiEmiratet e BashkuaraFalenderim
ShareTweetShare
Previous Post

Gashi pret në takim këshilltarin e INL-së, flasin për të arriturat e SHKK-së

Next Post

Trump u arrestua zyrtarisht, turma të mëdha mblidhen jashtë gjykatës

Next Post
Trump u arrestua zyrtarisht, turma të mëdha mblidhen jashtë gjykatës

Trump u arrestua zyrtarisht, turma të mëdha mblidhen jashtë gjykatës

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.