Kryeministri i Kosovës është kthyer në Kosovë pas vizitës të cilën e kishte në Britaninë e Madhe dhe është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Si temë është diskutuar edhe energjia, problemi i së cilës vazhdon të jetë në Kosovë.
Përmes një postimi në Tëiiter, kryediplomati grek, ka thënë se e ka përmbyllur vizitën zyrtare në Kosovë duke u takuar me Kurtin.
Sigurisht, është folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe perspektivën evropiane.
Në përfundim të vizitës sime në Prishtinë, takova kryeministrin kosovar Albin Kurti, për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh mbi mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik, zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë dhe rrugën e Balkanit Perëndimor për në BE”, ka shkruar ai të enjten.
Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet – por ka qasje konstruktive në rrafshin politik e sidomos atë ekonomik. /Express