Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Bruksel, në takimin e ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Ai ka thënë se përgjigjen shefit të diplomacisë së BE-së do të ia jap pas konsultimeve me ekipin e tij.
“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesëpikësh, mirëpo tash kemi një kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme. Një herë u tha data 22, pastaj data 23, pastaj data sërish 22. Do ta diskutoj me ekipin tim dhe me siguri që do t’i japim një përgjigje javën e ardhshëm”, ka thënë Kurti.