Kryeminstri Albin Kurti ka emëruar Agim Hysenin zv/ministër të Ministrisë së Insdustrinë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Hyseni ka zënë vendin e Resul Makreshit i cili është liruar nga detyra.
Sipas Partisë Demokratike të Ashkalinve të Kosovës, Agim Hyseni është i dënuar dhe i burgosur për keqpërdorim fondesh.
“Duke rënë në ndikim të ish-deputetit i cili po ashtu ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve, z. Etem Arifi”, thuhet në e-mailin që kjo parti ia ka dërguar mediumit ”Paparaci”.