Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Bekim Qokun, Këshilltar i Jashtëm Politik i Kryeministrit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut
“Kryeministri Kurti i uroi z.Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Përgjatë dy vjetëve prej kur është bërë kryeministër, Kurti ka emëruar 24 këshilltarë, gjashtë prej të cilëve janë këshilltarë të jashtëm.