Në lidhje me situatën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri Rama, duke aluduar në kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq theksoi se ka dy persona që janë të painteresuar për krijimin e Asociacionit dhe janë të bashkuar në këtë pikë, megjithëse nuk janë dakorduar në mënyrë absolute. Këta persona janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.
Rama shtoi se arsyeja pse ata janë të bashkuar në moskrijimin e Asociacionit është mënyra se si ata kanë ndërtuar politikën e tyre të brendshme. Sipas tij, ata kanë nevojë për një armik të jashtëm për të qëndruar në pushtet dhe për të përforcuar pozicionet e tyre politike.
“Ka dy njerëz që janë të painteresuar për Asociacionin, dhe në këtë pikë janë bashkë. Jo janë bashkë në kuptimin që janë marrë vesh absolutisht por janë marrë vesh që Asociacioni të mos krijohet. Dhe këta janë Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë. Pse? Sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme, iu duhet armiku i jashtëm”, – tha ai.