GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti e Vuçiç, kërcënimi final, del dokumenti ‘non paper’

17/03/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
SHBA: Mbështesim plotësisht Planin Evropian për normalizimin e marrëdhënieve

Serbian President Aleksandar Vucic, Kosovar Prime Minister Albin Kurti and European Union foreign policy chief Josep Borell attend EU-sponsored talks in Brussels, Belgium February 27, 2023. REUTERS/Johanna Geron

Share on FacebookShare on Twitter

Te shtunën në Ohër Kurti dhe Vuçiç nuk do të përballen vetëm, me të shkuarën, por edhe me të ardhmen e dy vendeve që drejtojnë. Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë vendosur të flasin me një zë të përbashkët, sa i përket pritshmërive, por edhe padurimit të Perëndimit për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit Kosovë Serbi, i cili rrezikon të ndjellë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndikimin rus, të bllokojë integrimin dhe të rrezikojë sigurinë e BE-së, ku shumica e vendeve anëtare, janë edhe anëtarë të NATO-s.

ABC News ka në dorë një dokument non paper, i cili u është vënë në tavolinë, Aleksander Vuçiç dhe Albin Kurtit. Dokumenti është pa kokë, pa firmë dhe pa vulë, një praktikë e zakonshme e përdorur nga diplomacia amerikane, si një armë e fundit për të detyruar palët për të pranuar një marrëveshje, duke paralajmëruar edhe pasojat serioze në rastin e refuzimit. Ky dokument non paper, i mbështetur nga SHBA dhe Bashkimi Europian, ka paralajmërimin më serioz për të dyja vendet, nëse nuk firmosin të shtunën marrëveshjen e rënë dakort, dhe që sic thotë dokumenti, nuk është me i negociueshëm:

“Në një kohë kur Rusia teston vendosmërinë Perëndimore në Ukrainë, në një kohë kur Kina arrin të ndërmjetësojë një marrëveshje historike midis Arabisë Saudite dhe Iranit, duke u imponuar fuqishëm si një lojtar botëror i aftë për të ofruar, komuniteti perëndimor nuk e ka luksin e dështimit në Ballkanin Perëndimor, oborri i shtëpisë së BE-së dhe NATO-s. Marrëveshja Themelore është një kompromis i vërtetë i brendshëm i BE-së i pranueshëm për shtetet anëtare njohëse dhe jo-njohëse. Edhe Serbia dhe Kosova duhet ta përqafojnë atë.”

Por jo më pak i ashpër është kërcënimi ndaj Albin Kurtit, nëse të premten nuk firmos marrëveshjen e dakortësuar e tashmë të panegociueshme.

“Nuk ka rrugëdalje. Dështimi i Serbisë për të harmonizuar pozicionin e saj me BE-në do të krijojë një mundësi që Kosova të rritet pa pasur nevojë të punojë me Beogradin. Serbia nuk ka veto për unitetin BE/NATO. Nëse e refuzon marrëveshjen, Serbia do të humbasë edhe pesë mosnjohësit. Pavarësisht nga rezultati, BE/NATO përfundimisht do të flasë në një zë të vetëm për Kosovën. Kosova duhet të përmbushë plotësisht pritjet e komunitetit perëndimor, veçanërisht duke respektuar marrëveshjet e kaluara. Refuzimi i Kosovës për ta bërë këtë mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e Kosovës. Të zhgënjyer, partnerëve Perëndimorë do t’u mungojë nxitja për të mbështetur rritjen e mëtejshme të Kosovës. Pa këtë mbështetje thelbësore, Kosova mund të shohë një përmbysje të progresit në disa fusha.”

Kërcënimi për mosfirmosjen:
1. Pranojnë Marrëveshjen dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre me BE-në 27.
2. Refuzoni marrëveshjen. Pezulloni rrugën e integrimit në BE dhe hidhni tutje të gjitha proceset dhe përfitimet e lidhura. Së shpejti do të pasojë izolimi dhe trazirat e brendshme.

Dokumenti ‘non paper’ thekson rëndësinë e kësaj marrëveshjeje të sponsorizuar nga BE, dhe elementet kryesore:
– Respekton vijat e kuqe të palëve.
• Për të akomoduar vijën e kuqe të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, Kosova bën një hap prapa në këmbënguljen e saj për një normalizim të përqendruar vetëm në njohjen reciproke. Në vend që të luftojë me Serbinë, Kosova zotohet të punojë me Serbinë për zgjidhjen e nevojave praktike të të gjithë njerëzve dhe komuniteteve.

Sipas marrëveshjes se dakortësuar Serbia bën një hap prapa për të akomoduar vijën e kuqe të Kosovës për të mos negociuar pavarësinë e saj dhe zotohet për marrëdhënie të plota praktike me Kosovën. Në vend që të luftojë për Kosovën, Serbia zotohet të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të përfituar të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

-Angazhimi ndaj paqes rajonale dhe vlerave të BE-së.
• Serbia dhe Kosova zotohen për zgjidhjen paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve.
• Serbia angazhohet të përmbahet nga çdo veprim që perceptohet si armiqësi diplomatike ndaj Kosovës.
• Kosova angazhohet për një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për Kosovën si dhe kujdesin per Komunitetin serb në përputhje me vlerat e BE-së dhe praktikat më të mira ekzistuese.

Dokumenti non paper rithekson dhe rëndësinë që ka Marrëveshja Themelore, jo vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Krah kritereve të Kopenhagës, Marrëveshja Themelore do të menaxhojë edhe procesin e integrimit të Serbisë dhe Kosovës në BE.
• Për të shmangur gabimet e saj në të kaluarën, BE-ja dhe pjesa tjetër e komunitetit perëndimor do të mbështesin në mënyrë aktive të dyja palët financiarisht, ekonomikisht dhe politikisht në çdo hap të rrugës. Përmes Procesit të Berlinit dhe Komunitetit Politik Evropian, BE-ja dhe pjesa tjetër e komunitetit Perëndimor do të ofrojnë një kornizë të besueshme të integrimit në BE për Serbinë, Kosovën dhe pjesën tjetër të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, me stimuj të qartë dhe të besueshëm ekonomikë, financiarë dhe politikë. Pra një integrim më shpejtë dhe më shumë ndaj ekonomive të tyre.

Ky dokument, pra përmbledh ultimatumin final ndaj Vuçiç e Kurtit. Ata të premten me firmën apo jo firmën, e dinë tashmë se çfarë përfitojnë dhe rrezikojnë. Kanë në dorë dhe fatet e vendeve të tjera, përfshirë të Shqipërisë, por edhe të Kombit shqiptar të ndarë në 5 vende të Ballkanit Perëndimor. Një barrë e rëndë për Kurtin, të cilën, nëse ai të premten nuk firmos, do ta mbajë jo thjesht vetë, por do ta ndajë me të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm me shtetasin e Kosovës. Ky non paper që publikon sot ABC News, tregon vendosmërinë amerikane dhe europiane. Koha është tani. Nesër, do të jetë shumë vonë dhe dëmet, të pariparueshme.

Tags: DialogukurtiVuçiq
ShareTweetShare
Previous Post

Gjobitet shoferi i kamionit, ndoti rrugën me baltë

Next Post

Kryetari i Komunës së Tetovës rrezikon 6 muaj deri 3 vite burg

Next Post
Kryetari i Komunës së Tetovës rrezikon 6 muaj deri 3 vite burg

Kryetari i Komunës së Tetovës rrezikon 6 muaj deri 3 vite burg

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.