Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas seancës së përbashkët të dy Kuvendeve shqiptare, kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Kurti e ka pritur Ramën në takim në Qeveri, ku edhe është nënshkruar marrëveshja.
Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.
“Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë”, shkruhet në komunikatë.