GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti e pranoi Asociacionin, nuk po e themelon për shkak të zgjedhjeve

15/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kurti e pranoi Asociacionin, nuk po e themelon për shkak të zgjedhjeve
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por për shkak të zgjedhjeve nuk po e themelon.

Ai akuzon Kurtin se tentoi të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme më 7 korrik për qëllime të tij puro politike.

Sipas Tahirit, kryeministri Kurti donte që të prekë ndjenjat e qytetarëve duke përdorur parakalimin e FSK-së dhe policisë në 25-vjetorin e çlirimit si dhe të hapë Urën e Ibrit para zgjedhjeve, mirëpo siç thotë ai opozita nuk ra në grackën e Kurtit.

“Qeveria e ka pranuar Asociacionin. Arsyeja që s’po e bën asociacionin janë zgjedhjet. Janë munduar të na dërgojnë në zgjedhje tash më 7 korrik, me përdorë ai policinë dhe ushtrinë, ndoshta kishte qitur në rrugë edhe automjetet për të shitur patriotizëm. Të tregojë përralla – ai nuk ka qenë pjesë. Kush e ka bërë Ushtrinë e Kosovës? Është UÇK-ja, transformimi në TMK dhe FSK dhe në fund tri ligjet që ia kanë dhënë të drejtën ushtrisë të bëhet pjesë e NATO-s. Këtë e ka bërë Qeveria e Ramush Haradinajt”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së kërkon nga Bashkimi Evropian të heqë sa më parë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës vijnë si politikë eksperimentale e kësaj qeverie. Këtë politikë eksperimentale kjo qeveri dhe ky kryeministër e ka vazhduar për gjatë katër vjetëve. Megjithatë, sanksionet duhet të hiqen pasi nuk kanë kuptim më pas 24 shtatorit të sulmit në Banjskë. S’ka asnjë logjikë që Kosova me qenë nën sanksione dhe Serbia të mos ketë sanksione – një vend që arriti që përmes sponsorizimit shtetëror të sfidojë përmes organizimeve terroriste Kosovën”, deklaron Tahiri.

Krahas kësaj, Tahiri thotë se delegacioni i Kuvendit të Kosovës javën e ardhshme do të jetë në Strasburg, ku do të shikohen mundësitë që të ftohet një takim i jashtëzakonshëm i Komitetit të Ministrave për anëtarësimin e Kosovës.

Megjithatë, ai shton se Kosova do të ketë të vështirë të përfshihet në agjendë pa një konsensus të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Kushtin e tyre për procedimin e draft-statutit të asociacionit të propozuar nga BE në Gjykatën Kushtetuese, Tahiri e quan të padrejtë.

“Javën e ardhshme do të jemi në Strasburg. Aty do të shohim se cilat janë mundësitë për t’u ftuar një takim i jashtëzakonshëm i ministrave për anëtarësim. Me thënë të drejtën, kushti i asociacionit nuk ishte kusht i drejtë për shkak se raporti i Dora Bakoyanis thoshte qartë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk nënkupton se asociacioni të jetë kusht, mirëpo do të jetë pas anëtarësimit. Vendimi i Këshillit të Ministrave ishte realisht i papritur dhe shpresoj që nuk do të shtyhet përpara dhe të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës… Duhet të punohet shumë me vendet anëtare. Unë jam i bindur se nuk do të hyjë në agjendë përderisa nuk do të ketë një konsensus të anëtarëve që e mbështesin Kosovën për t’u anëtarësuar në KiE”, thekson Tahiri.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Tahiri e konsideron të domosdoshme që Bashkimi Evropian të ndryshojë qasje pas zgjedhjeve të strukturave të reja në shtator.

“Pres që qasja në dialog të jetë ndryshe. Ajo që unë mendoj se duhet të ndryshojë është se procesi i dialogut të mos jetë një “shou” i një njeriu, por të jetë një ekip që do të ndihmojë arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke si synim politik që kemi. Ekipi negociues të jetë i qëndrueshëm dhe të përcaktojë disa data dhe afate. Ne jemi një kohë të gjatë në dialog dhe ky dialog e ka ngulfatur debatin për tema të tjera”, tha Tahiri.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë ditë më parë për KosovaPress se qeveria do ta shqyrtojë draftin e BE-së për Asociacionin vetëm nëse Serbia e zbaton në tërësi marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Tags: Albin KurtiAsociacioni i Komunave me Shumicë SerbeBesnik Tahiri
ShareTweetShare
Previous Post

Kosova është e fortë kur ecën përpara bashkë me aleatë

Next Post

Luan Krasniqi thotë se deputeti i VV-së është njeri i paarritshëm

Next Post
Luan Krasniqi thotë se deputeti i VV-së është njeri i paarritshëm

Luan Krasniqi thotë se deputeti i VV-së është njeri i paarritshëm

Lajmet e fundit

Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

18/05/2025
Horoskopi për ditën e sotme

Horoskopi për ditën e sotme

18/05/2025
Mot i vranët e me intervale me diell

Sot mot më i ngrohtë në Kosovë

18/05/2025
Austria është fituese e Eurovisionit 2025

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.