Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ndaj kritikave të opozitës për procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka bërë me dije se nuk do të këtë marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbi pa njohje reciproke.
Ai ka thënë se procesi është në fillim.
“Emisarët franko-gjerman nuk na kanë sjell një dokument të stilit merre ose lerre, andaj nuk na kanë sjell propozim për marrëveshje fininale. Ata kanë sjell propozim për një marrëveshje bazë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, njohja e ndërsjellë është çështje kryesore
Republika e Kosovës nuk e njeh Republikën e Serbisë, as Republika e Kosovës nuk e njeh atë të Serbisë. Ne sot kemi mosnjohje reciproke. Ajo çka na duhet është një marrëveshje finale pa njohje në qendër nuk mund të këtë”, ka thënë Kurti.
Ai ka treguar se propozimi evropian nuk flet për njohje de jure.
Kurti ka bërë me dije se paragrafët e planit, që bazohet në modelet e dy Gjermanive, flasin për njohje “de facto”.
Ai ka thënë se propozimi evropian është vetëm një bazë të mirë, për të cilin do të diskutohet në procesin në vazhdim.
Lajmi në përditësim…