Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur për deputetin Adem Hoxha i cili ju bashkua grupit parlamentar të AAK’së,
Haradinaj në emisionin Pressing në T7 tha se edhe kryetari i VV’së, Albin Kurti e ka ftuar Hoxhën për qeveri, ndërsa shton se është i lumtur që Hoxha iu bashkua grupit të UÇK’së.
“Kurti kur e ka ftuar këtë për qeveri, ne nuk i kemi bo një ofertë për ckado qoftë, por i kemi ftuar deputetët që janë pa grup me na bashku. Ma mirë që ka ardhë të na se sa me shku dikush tjetër. Psh me shku te Lista Serbe, ma mirë që ka mbet te shqiptarët”.
I pyetur se a do ta quante edhe Hoxhën, ‘Adem Serbia’ sikurse Albin Kurti, Haradinaj tha se do ta quante gjithsecilin që bën vepra në dëm të Kosovës.
“Mundet që s’është më. Radojcic nuk është këtu ma. Nëse bën vepra që bën në dëm të Kosovës, gjithkujt. Kur u dha betimi, ai u qu në këmbë si unë, pas meje. Ky nuk bëri si ata tjerët”, tha Haradinaj.