GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti e harron reciprocitetin| Rritet importi nga Serbia, lë pas Shqipërinë

01/05/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa reciprociteti me Serbinë nuk është aktualisht as në çështjet që diskutohen, Serbia vazhdon të jetë importuesja kryesore e mallrave në Kosovë nga vendet e CEFTA-s.

Këtë e tregojnë Statistikat e Tregtisë së Jashtme për tre muajt e pare të vitit 2022, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Derisa importet nga vendet e CEFTA-s në muajin mars 2022 arritën në 93.2 milion euro, nga janari deri në mars 32.2 milionë euro mallra janë importuar nga Serbia, që shënon më shumë se 1/3 e importeve që janë bërë nga këto vende.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, në këtë tremujor Serbia rezulton të ketë importuar në Kosovë rreth 10 milionë euro më shumë mallra.

Ajo lë pas Shqipërinë, e cila ka pjesëmarrje në import 28.4 milionë euro, si dhe Maqedoninë me 26.4 milionë euro.

Vlera totale e importeve të Kosovës në janar-marsin e vitit 2022, është mbi 493.9 milionë euro, prej te cilave 205.4 milionë euro apo 41.6% e tyre, janë importe nga vendet e BE-së.

Vendet e CEFTA-së janë importuesit e dyte për nga vlera, me pjesëmarrje në import 18.9%.

72.9 milionë apo 14.8% janë importe kryesisht nga Turqia, por edhe dy vendet e tjera evropiane, Britania e Madhe dhe Ukraine.

Tre vendet aziatike, Japonia, Kina dhe India shënojnë pjesëmarrje në import në vlere prej 56.6 milionë euro apo 11.5%.

Ndërsa vendet e tjera jo-evropiane kane importuar 11.9 milionë euro, që përbën 2.4% të importit të përgjithshëm, raporton T7.

E vendet që importuan më së paku janë nga EFTA, me gjithsej 3.2 milionë euro apo 0.7%.

50.4 milionë euro kategorizohen si importe nga vende të tjera, e qe përkthyer në përqindje i bie 10.2% e importit total.

Shikuar veç e veç, top 5 vendet nga të cilat Kosova ka importuar më së shumti përgjatë janarit, shkurtit dhe marsit të vitit 2022, janë: Turqia në vend të pare me 13.8% pjesëmarrje në import, Gjermania me 10.6%, Kina me 10.5%, Serbia me 6.5% dhe Shqipëria me 5.8%.

“Është çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh. Nuk e di se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do ta bëjmë”. Kështu kishte thënë kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, për reciprocitetin me Serbinë vetëm pak javë para se të bëhej kryeministër.

Tags: Albin KurtiImportiNga SerbiaQeveriaRecprociteti
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti : 4,000 gra të punësuara ,kthesë e madhe për historinë e padrejtësive nga e kaluara

Next Post

Ambsadaori i Ukrainës në Gjermani ngre alarmin: Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar

Next Post

Ambsadaori i Ukrainës në Gjermani ngre alarmin: Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar

Lajmet e fundit

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.