Marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së, thënë më së buti, nuk po i shijojnë ditët më të mira. Tashmë është i njohur “ftohja” mes kryeministrit Albin Kurti dhe amerikanit Gabriel Escobar. Por raportet mes Amerikës dhe Serbisë janë më të mirat ndonjëherë në këto 30 vite. ShBA-ja, përfshirë sekretarin Blinken e Escobarin, kanë dhënë lëvdata publike për “qasjen konstruktive” të Serbisë dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Në një raport të Ilir Dugollit, ambasador i Kosovës në Uashington, vërehej “frika” nga “brutaliteti amerikan”. Aty theksohej edhe mungesa e stafit vendor dhe problemet e tjera logjistike, përfshirë rrezikun që Ambasada e Kosovës të mbetej jashtë Uashingtonit, për shkak të buxhetit të vogël të ndarë nga Qeveria Kurti për blerjen e një objekti në kryeqendren amerikane.