Mbrëmë pas orës 23:00 është bërë përditësimi i fundit i të dhënave në uebfaqen e KQZ-së, sa i përket numërimit të votave përmes postës.
Deri tani janë procesuar 35.64 për qind e vendvotimeve.
Sipas këtyre të dhënave, i pari renditet kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, i cili ka marrë 10 mijë e 236 vota, ndërsa pas tij është kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 5 mijë e 356 vota.
I treti renditet kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, me 1 mijë e 455 vota, ndërkaq kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë 857 vota.